Botë

Kriza politike në Shqipëri, Rama: Dialog, por pa negociuar datën e zgjedhjeve. Ambasadorët: Zgjidhja e vetme, dialogu mes palëve

14.05.2019 18:51

Një ditë pas protestës së pestë kombëtare në Shqipëri, kryeministri Edi Rama përsëriti qëndrimin e tij..

Një ditë pas protestës së pestë kombëtare në Shqipëri, kryeministri Edi Rama përsëriti qëndrimin e tij se zgjedhjet nuk do të shtyhen përtej 30 qershorit. Ai u deklarua i hapur për dialog me opozitën, por pa negociuar datën e zgjedhjeve.
 
Lëvizje ka pasur edhe nga ambasadorët e akredituar në Tiranë. Ambasadori britanik, Duncan Norman, ka takuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, ku mësohet se kanë biseduar lidhur me aksionin opozitar.
 
Ndërsa ambasadori zviceran, Adrian Maitre, tha nga Shkodra se rruga e zgjidhjes në këtë situatë politike është dialogu mes palëve. 
 
Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike nuk ka pasur asnjë reagim që prej fjalës së tij në protestën e mbrëmshme, mandej as nuk ka caktuar një datë për protestën e radhës.
 
LULJETA NDOKA