Maqedoni

Cikloni “Andrea”, stuhi të fuqishme në Ballkan, RMV bëhet gati

14.05.2019 19:28

Cikloni “Andrea” ka sjellë stuhi të fuqishme mbi Ballkan. Reshje të fuqishme kanë përfshirë Serbinë, Kroacinë dhe Bosnjën...

Disa lumenj kanë dalë nga shtrati, era e fuqishme ka rrëzuar drunjtë dhe njerëzit janë këshilluar të mos lëvizin pa nevojë.

Stuhia pritet të godasë edhe Maqedoninë e Veriut, me reshje lokale shiu e breshëri, erë dhe bubullima.

Autoritetet janë bërë gati për të pritur stuhinë, në pothuajse të gjitha komunat janë pastruar kanalizimet, sidomos në zonat e konsideruara si më në rrezik.

Zjarrfikësit janë gjithashtu në gatishmëri. Qendra për Menaxhim me Kriza ka në dispozicion numrin 195 për çdo rast rreziku nga moti i lig.

Qytetarëve u apelohet të mos dilet pa nevojë dhe veturat të mos parkohen afër kanalizimeve atmosferike ose poshtë  pemëve.