Botë

Zgjedhjet në Parlamentin Europian, euroskeptikët mund të fitojnë shumicën

14.05.2019 20:03

Votuesit në BE do të zgjedhin 751 deputetë të Parlamentit Europian nga 23 deri më 26 maj...

Votuesit në BE do të zgjedhin 751 deputetë të Parlamentit Europian nga 23 deri më 26 maj, por ndryshe nga herët e kaluara, ekuilibrat pritet të përcaktohen nga euroskeptikët, që sipas sondazheve të  fundit, mund të formojnë grupin më të madh parlamentar.

Sondazhet e fundit sugjerojnë se partitë euroskeptike mund të fitojnë deri në 35% të vendeve të parlamentit europian.

Gazeta britanike Observer shkruan se populizmi nacionalist është në rritje në gjithë europën dhe se Britania e Madhe nuk përbën përjashtim.

Pas problemeve të vërejtura me BREXIT-in, tani populistët kanë ndryshuar strategji dhe në vend të daljes kërkojnë ndryshime brenda Unionit.

Partia e BREXIT-it, kryeson sondazhet në prag të zgjedhjeve sukses, që sipas gazetës, i dedikohet pjesërisht aftësisë së populistëve për të shfrytëzuar pakënaqësitë me qeveritë e tanishme.

“Uashington post” kujton se presidenti francez, Emmanuel Macron, erdhi në pushtet në vitin 2017 me një platformë pro-europiane, por dy vjet më vonë, ai dhe partia e tij mund të dobësohen, marrë parasysh rezultatet e dobëta në zgjedhjet lokale dhe forcimin e partive nacionaliste.