Maqedoni

Parashikimi i motit

15.05.2019 09:03

Ditën e sotme në vendin tonë do të vijojë mot me vranësira të dendura...

Ditën e sotme në vendin tonë do të vijojë mot me vranësira dhe reshje shiu deri në orët e pasdites, ndërsa nata do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.
 
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me diell. Gjatë pasdites pritet të ketë reshje të shiut ndërsa temperatura do të lëvizë nga 10 deri 19 gradë celsius.
 
Deri të premten moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të shiut ndërsa gjatë fundjavës moti pritet të jetë me diell dhe më nxehtë.