Botë

ShBA-ja dhe Rusia, paralajmërime për ndërhyrje në zgjedhje

15.05.2019 09:33

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, paralajmëroi Rusinë....

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, paralajmëroi Rusinë të mos ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm në ShBA. 
 
“Nëse do të ketë ndërhyrje të Rusisë në zgjedhje, atëherë kjo do përkeqësonte marrëdhëniet tona”,- tha Pompeo.
 
Sekretari Pompeo po qëndron në Soçi të Rusisë, ku takoi presidentin rus, Vladimir Putin, dhe ministrin e jashtëm, Sergei Lavrov. Ndërkohë, Lavrov akuzoi Shtetet e Bashkuara për financimin e organizatave jo-qeveritare ruse, me qëllim të ndërhyrjes në zgjedhjet e Rusisë. Megjithatë, të dy shefat e diplomacisë u angazhuan për përmirësimin e raporteve mes ShBA-së dhe Rusisë. Edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha pas takimit se shpreson në “përmirësim të plotë” të raporteve ndërmjet dy vendeve.
 
Këto janë bisedimet e nivelit më të lartë midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë që nga korriku i vitit të kaluar, kur presidenti amerikan, Donald Trump, dhe Putin janë takuar në Finlandë.