Maqedoni

Pesë të vdekur në një aksident në hyrje të Draçevës

15.05.2019 11:15

Pesë persona kanë humbur jetën në një aksident të tmerrshëm mbrëmë në bulevardin “Boris Trajkovski”....

Pesë persona kanë humbur jetën në një aksident të tmerrshëm mbrëmë në bulevardin “Boris Trajkovski”, pasi një makinë e tipit “Reno” është përplasur në një kamion të “Higjienës Komunale”.
 
Siç bën të ditur MPB, gjatë orëve të hershme të mëngjesit, një makinë të cilën e drejtonte një shofer nga Shkupi, 43-vjeçar, me iniciale J. L., ka ndërruar jetë në vendngjarje. Gjithashtu në vendngjarje kanë ndërruar jetë edhe 3 persona të tjerë që ishin në shoqëri me shoferin e makinës. Bëhet fjalë për personat me inicialet S. N. (54 vjeç) , E. T. (37) , si dhe I. A. (40), të gjithë nga Shkupi.
 
Shoferi i kamionit, 43-vjeçari, me iniciale M. J., ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm, ku i është dhënë ndihma e parë dhe i njëjti është ndaluar për kurim të mëtejshëm. Hetime në vend-ngjarje kanë kryer ekipe të Prokurorisë Publike dhe MPB-së në Shkup. Me urdhër të prokurorit publik, trupat e pajetë janë dorëzuar për obduksion.