Botë
Alaskë, përplasen dy aeroplanë, katër të vdekur
15.05.2019 11:42
Katër persona kanë humbur jetën nga përplasja e dy aeroplanëve, që ndodhi në qytetin Ketchikan të Alaskës....

Dy persona të tjerë janë zhdukur, sipas oficerit Jon-Paul Rios, nga Rojet Bregdetare amerikane. Agjencia turistike “Princess” thotë që një nga aeroplanët ishte duke bërë një ekskursion të zakonshëm dhe kishte dhjetë mysafirë dhe pilotin në bord.
Aeroplani i dytë, një udhëtim i pavarur turistik, ishte duke bartur katër njerëz si dhe një pilot. Shumë njerëz janë shpëtuar, ndërsa të dy aeroplanët janë fundosur nën ujë. “Ka qenë një ditë e gjatë dhe ekipet kanë punuar shumë që të shpëtojnë të mbijetuarit dhe të rikuperojnë të vdekurit”,- tha Deanna Thomas - zëdhënëse e qeverisjes lokale.
