Hiqen vizat e punës për shqiptarët e Maqedonisë dhe Malit të Zi

15.05.2019 12:57

Shqiptarët që jetojnë në Maqedoni dhe Mal të Zi tashmë do të kenë të njëjtën qasje....

Shqiptarët që jetojnë në Maqedoni dhe Mal të Zi tashmë do të kenë të njëjtën qasje në vendet e punës në Shqipëri, ashtu sikurse edhe vendasit.

Ata nuk kanë më nevojë të aplikojnë për leje për të punaur në Shqipëri, pjesë e një nisme qeveritare për të rritur lidhjet midis shqiptarëve në rajon.

Vendimi i marrë nga kabineti i kryeministrit Edi Rama, i cili u bë publik të hënën.

“Shqiptarët nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut do të gëzojnë të drejtën e punësimit, ashtu si qytetarët shqiptarë, përveç rasteve kur punësimi lidhet posaçërisht me shtetësinë shqiptare, në përputhje me legjislacionin në fuqi,” – thuhet në kumtesën e lëshuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë.