Maqedoni
Dimitrov në Bundestagun gjerman, “Maqedonia e Veriut të mbështetet në procesin integrues”
15.05.2019 14:40
Ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov, në Bundestagun gjerman, ka kërkuar mbështetjen gjermane në procesin integrues....

Dimitrov në debatin e organizuar nga të gjelbrit në Bundestag dhe partitë gjermane në Parlamentin Europian, tha se Maqedonia e Veriut është një rrëfim i suksesshëm që duhet edhe më tej inkurajuar.
“Edhe përkundër situatës politike në Europë, zgjedhjeve që vijojnë dhe të gjitha çështjet tjera, thjeshtë minimizojë luksin të mos kemi sukses në krijimin e storieve të suksesshme. Vendi im, Maqedonia e Veriut, sot është një tregim i suksesshëm, i cili duhet inkurajuar dhe mbështetur nëse duam të bëjmë dallime. Leksionin më të madh që kemi mësuar është se ne mund të bëjmë dallim. Pajtimi dhe Marrëveshja e Prespës u realizuan pasi ne bëmë të realizohen bashkë me lidershipin në Athinë”,- tha ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov.
Në përpjekje për të bindur autoritet gjermane që brenda Unionit të njohin suksesin e Maqedonisë së Veriut, Dimitrov ka takuar edhe këshilltarin e kancelares Angela Merkel, Jan Heker, si dhe deputetin, Metin Hakvardi.
MERAL ISMAILI
