Maqedoni
Sipërmarrësia sociale, autoritetet: Duhet mbështetur më shumë
15.05.2019 16:37
Sipërmarrësia sociale dhe ndërmarrjet sociale janë të pakta në numër, por nevoja për to është në rritje...

Kjo nga fakti i thjeshtë, sepse ndërmarrjet e tilla kanë një target të caktuar punësimesh dhe veprimtarie.
Fillimisht duhet krijuar hapësira e nevojshme ekologjike, më pas duhet menduar seriozisht për përkrahje të sipërmarrësisë sociale që si definicion qartazi ndihmon personat që nuk gjejnë dot lehtësisht punë në treg.
“Reforma sociale që po e udhëheqim në vend bazohet në vlera që bazohen ndërmarrjet sociale, që do të thotë dalja nga varfëria nëpërmjet punësimit, por fillimisht duhet që të krijohen kushte”,- deklaroi ministrja e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska.
“Do të fillojmë me përgatitjen e një programi qeveritar që do të mbështetësi këtë lloj të sipërmarrësisë e cila nuk punon për të gjeneruar profit vetanak, por krijon profit që të investojë në segmente që janë të nevojshme për qytetarët”,- tha ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
“Nga viti i kaluar kemi pilot projekt me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale sa i përket inovacioneve sociale, por pres që të kyçen sa më shumë shoqata institucione që të përkrahim zhvillimin e ndërmarrjeve sociale”,- tha drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim, Jovan Despotovski.
Në Maqedoni këtë vit pritet të përfundojë strategjia që është duke u udhëhequr nga ekspertë për të siguruar mjedis më të përshtatshëm për ndërmarrjet sociale, por gjithashtu dhe pjesën ligjore.
Sipërmarrësia sociale dhe ndërmarrjet sociale në vende të BE-së janë ndërmarrje të cilat rezultojnë me 15 milion qytetarë të punësuar.
GAZMEND REXHEPI
