Botë
Militantët pro-rusë në Ukrainë zbusin kërkesat
02.09.2014 18:07
Rebelët pro-rusë i tërhoqën kërkesat për pavarësi të plotë dhe duke deklaruar se do ta respektojnë sovranitetin e Ukrainës...

Rebelët pro-rusë i tërhoqën kërkesat për pavarësi të plotë dhe duke deklaruar se do ta respektojnë sovranitetin e Ukrainës, tani në fokus të përpjekjeve të tyre kanë kërkesën për autonomi.
Në mbledhjen e djeshme të “Grupit të Kontaktit” në Minsk, përfaqësuesi i separatistëve ka paraqitur një listë me nëntë pikë, ku ndër të tjera kërkon dhënien fund të operacionit ushtarak ukrainas, armëpushim dhe lirimin e të burgosurve. Sergei Lavrov, shpreson në arritjen e një kompromisi.
"Sa i përket takimit në Minsk, është mjaft shqetësuese se ishte hera e parë që përfaqësuesit nga Kievi dhe forcat e vetëmbrojtjes nga Lugansk dhe Donetsk, diskutuan zgjidhjen e problemeve politike dhe situatës. Unë shpresoj të gjejmë mirëkuptim dhe marrëveshje të përbashkët, se procesi nuk duhet të shkojë përmes vendosjes së pikave vetëm nga njëra palë"- theksoi Sergei Lavrov nga MPJ.
Takimi i ri i “Grupit të Kontaktit” në Ukrainë, i përbërë nga përfaqësues nga Rusia, Ukraina dhe OSBE-ja, pritet të mbahet të premten.
Situata në Ukrainë do të jetë lartë në agjendë në Samitin e NATO-s, që fillon të enjten në Uells.
FARIJE DAUTI-BAKIU
