Maqedoni
Parashikimi i motit
16.05.2019 09:04
Edhe ditën e sotme moti pritet të jetë me reshje shiu në të gjithë territorin....

Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira dhe me reshje të shiut. Do të fryjë erë mesatare në drejtim perëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 4 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa ajo ditore nga 11 deri në 21 gradë Celsius.
Në Shkup mot kryesisht i vranët me reshje të shiut. Temperatura do të lëvizë mes 9 dhe 18 gradë Celsius.
Gjatë uikendit do të jetë mot me diell dhe me rritje të temperaturave. Nga e hëna në orët e pasdites sërish priten reshje lokale të shiut dhe bubullima.
