Maqedoni

Gjykata e Apelit do të vendos për “Grupin e Kumanovës”

16.05.2019 11:00

Gjykata e Apelit në Shkup, sot dhe nesër pritet të vendos lidhur me ankesat e 33 të dënuarve...

Gjykata e Apelit në Shkup, sot dhe nesër pritet të vendos lidhur me ankesat e 33 të dënuarve të “Grupit të Kumanovës” lidhur me ngjarjet e 9 dhe 10 majit të 2015 në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.
 
Shtatë prej grupit morën dënime të përjetshme, 13 të dënuar me nga 40 vjet burg, 6 veta me dënime 20 vjet, një i dënuar me 18 vjet, dy me nga 14 vjet, dy të tjerë 13 vjet dhe dy të fundit me nga 12 vjet. Katër prej të akuzuarve janë lënë të lirë. Prokuroria atëkohë kërkoi burgim të përjetshëm për të gjithë grupin. Në ngjarjet e Kumanovës u vranë 8 pjesëtarë të policisë dhe 10 anëtarë të “Grupit të Kumanovës”. Edhe pse rasti kërkohet që të përsëritet dhe të shkojë në duar të Prokurorisë Speciale, kryeprokurorja, Katica Janeva, tha se nuk kanë gjetur “bomba” për këtë rast.