Botë

Kuvendi i Kosovës diskuton draft-rezolutën për gjenocidin serb

16.05.2019 11:26

Kuvendi i Kosovës pritet të shqyrtojë sot propozim-rezolutën për “gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë”....

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, i cili këto ditë ka qenë shumë aktiv në çështjet që ndërlidhen me gjykimin dhe dënimin e krimeve gjatë kohës së luftës së viteve 1988-’99, ka thënë se pret përkrahje nga të gjitha grupimet politike në Kuvend.
 
“I takon Kosovës që të dokumentojë, të faktojë dhe dëshmojë të gjitha krimet dhe gjenocidin që i ka kryer Serbia mbi Kosovë, në mënyrën që t’i hapet një perspektivë e re rajonit të Ballkanit Perëndimor në proceset integruese euroatlantike, për të gjitha vendet”, ka thënë Veseli.
 
Pas shqyrtimit të propozim-rezolutës, Kuvendi në agjendë ka edhe formimin e Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për, siç thuhet, gjenocidin serb në Kosovë, pastaj marrjen e vendimit për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, vendim për ndërtimin e Memorialit të dëbimit, te Stacioni hekurudhor i Prishtinës dhe caktimin e Ditës së Gjenocidit.