Botë

Trump ndalon telefonat e huaj, “cenojnë sigurinë”

16.05.2019 11:53

Presidenti, Donald Trump, shpalli një emergjencë kombëtare për mbrojtjen e rrjeteve kompjuterike amerikane nga ata qe i quajti “kundërshtarët e huaj”....

Shefi i shtëpisë së bardhë nënshkroi një urdhër ekzekutiv i cili ua ndalon praktikisht kompanive amerikane përdorimin e telefonive të huaja celulare të cilat besohet se mund të paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare. Edhe pse në dokument nuk përmendet asnjë emër, besohet gjerësisht që objektivi i kësaj mase të jetë Huawei. Gjiganti kinez i teknologjisë deklaroi se kufizimi i biznesit të tij në SHBA do të dëmtonte vetëm konsumatorët dhe kompanitë amerikane.
 
Disa vende, me në krye SHBA, kanë ngritur shqetësime këto muajt e fundit se produktet e Huaweit mund të përdoren nga Kina për mbikëqyrje. Shtetet e Bashkuara i kanë bërë presion aleatëve që ta shmangin Huawei në rrjetet e tyre të ardhshme të gjeneratës 5G.
 
Departamenti amerikan i tregtisë nga ana tjetër e shtoi kompaninë kineze në “listën e tij të entitete” – një lëvizje kjo që ia ndalon asaj blerjen e teknologjisë nga firmat amerikane pa miratimin e qeverisë. Këto hapa ka të ngjarë t’i përkeqësojnë edhe më shumë tensionet mes SHBA dhe Kinës, të cilat kishin përshkallëzuar këtë javë me rritjen e tarifave në një luftë tregtare.