Botë
Bushati: luftëtarë në Siri edhe nga Shqipëria
02.09.2014 18:08
Për herë të parë, Tirana zyrtare flet për ekzistencën e xhihadistëve shqiptarë...

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka pranuar para homologut kanadez se në Shqipëri një numër i madh personash rekrutohet për të luftuar në Siri, fenomen që sipas Bushatit, nuk cenon imazhin e Shqipërisë për bashkëjetesën shqiptare.
Më tej, ministri Bushati dha disa detaje në lidhje me misionet e Forcave Ushtarake në Irak, duke theksuar se gjithçka është bërë duke u sinkronizuar me kapacitetet që ka vendi ynë, por dhe të aleatëve.
Ndërsa ministri i Jashtëm kanadez, John Baird, i cili viziton për herë të parë Shqipërinë, është ndalur te revanshi i Rusisë dhe ndërhyrjet ushtarake në Ukrainë, për të cilat tha se këto janë provokime shumë shqetësuese të Putinit, të cilat do të diskutohen në Samitin e Wellsit.
Takime me ministrin kanadez, John Baird, ka zhvilluar edhe kryeministri Rama, kreu i Kuvendit, Meta, si dhe presidenti Bujar Nishani.
LULJETA NDOKA
