Maqedoni

Ekspertët: Anëtarësimi në NATO ndikon edhe në rritjen ekonomike

16.05.2019 16:01

Reformat në sistemin e sigurisë, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe reformat në gjyqësi....

Reformat në sistemin e sigurisë, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe reformat në gjyqësi, janë disa nga obligimet dhe prioritetet që duhet t’i realizojë vendi para dhe pas anëtarësimit në organizata evropiane dhe trans-atlantike, thonë profesorët e sigurisë dhe mbrojtjes. Me anëtarësimin e vendit në NATO, krahas bashkëpunimit me vendet anëtare të aleancës dhe rajonit, presim edhe rritje ekonomike dhe kohezion të brendshëm shoqëror, vlerësojnë ekspertët e sigurisë.
 
“Anëtarësimi i shtetit në NATO është obligim, sepse detyrat e shtëpisë në thelb do të mbeten dhe nuk ka askush që do t’i mbarojë, përveç nesh, dhe përgjegjësinë në raport me implementimin e obligimeve të ndërmarra, në mënyrë të përgjegjshme, duhet të përmbyllen”,- tha profesori i sferës së sigurisë, Marjan Gjurovski.
 
“Anëtarësimi nuk do të sjell vetëm privilegje të sigurisë, përkundrazi, presim  bashkëpunim me vendet  anëtare dhe të rajonit, që të përforcohet edhe fusha e ekonomisë dhe relaksohen në mënyrë shtesë të gjitha fushat në shoqëri, sepse ne akoma jemi shoqëri e ndarë dhe për këtë ne shumë vite jemi munduar të tregojmë se kjo është rruga e vërtetë ku duhet shteti ynë të shkojë”,- theksoi dekani i Fakultetit të Sigurisë – Shkup, Nikolla Dujovski.
 
NATO, si organizatë ushtarake, është e fuqishme, por kur jemi te shërbimet e sigurisë, luftën ndaj lajmeve të rrejshme, duhet të ndërtojë strategji për t’u ballafaquar me problemet e atilla, vlerëson përfaqësuesi i Fondacionit “Konrad Adenauer”. 
 
“Shpresojmë se Maqedonia e Veriut së shpejti do të bëhet anëtarja e 30 e aleancës. NATO në aspekt ushtarak është aleancë e fortë, por kur bëhet fjalë për operacionet e shërbimeve të sigurisë, për luftë kundër sulmeve sajber, lajmeve të rrejshme, rrjetet sociale, udhëheqja e zgjedhjeve nëpërmjet rrjeteve sociale, mendoj se ne duhet të mësojmë shumë se si të mbrohemi nga  këto ngjarje”,- u shpreh përfaqësuesi i Fondacionit “Konrad Adenauer”, Johanes Rej.     
                                                                                                  
Këto komente u thanë në panel diskutimin mbi sfidat e Maqedonisë së Veriu para dhe pas anëtarësimit në NATO.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU