Maqedoni

Rasti i Almirit, anulohet seanca gjyqësore

16.05.2019 19:30

Pasi avokati, Asmir Alispahiq, duhej të ishte prezent në gjykimin për rastin e Kumanovës...

Pasi avokati, Asmir Alispahiq, duhej të ishte prezent në gjykimin për rastin e Kumanovës, është anuluar seanca për rastin e Almirit.
 
Në seancën e fundit, Gjykata Themelore e Kumanovës nuk e pranoi propozimin e palës së dëmtuar, që në rigjykim të mos pranohen ekspertizat neuropsikiatrike dhe ajo teknike, pasi që ekspertët nuk kanë pasur licencë valide gjatë kohës kur e kanë kryer ekspertizën.
 
Rasti i Almirit është në rigjykim, pasi Gjykata e Apelit kishte konstatuar lëshime të procedurës gjyqësore. 
 
Më 5 prill të 2018-s i akuzuari i parë për shkeljen e Almirit me veturë u dënua me 6 vite burg, babai i Almirit me 6 muaj burg dhe kushërinjtë e tij, nën akuzën “dhunë”, u dënuan me nga 9 muaj burg. Seanca e ardhshme është caktuar për më 6 qershor.