Maqedoni

“Fshesa”, pritet takimi Zaev- Ahmeti

17.05.2019 11:02

Lidhur me “fshesën” e paralajmëruar, gjatë ditës është paraparë të mbahet....

Lidhur me “fshesën” e paralajmëruar, gjatë ditës është paraparë të mbahet takim mes dy partnerëve të koalicionit, kryeministrit Zaev dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.
 
Kur saktësisht do të fillojnë ndryshimet në strukturat udhëheqëse në nivel ministror, në institucione shtetërore, komuna, ku shteti është i përfaqësuar me disa institucione shtetërore dhe kur do të niset me “fshesën” e paralajmëruar, varet nga takimi që kryeministri, Zoran Zaev, duhet ta ketë me partnerin e koalicionit, Ali Ahmetin. Tani për tani ende nuk është konfirmuar termini për takim të kryeministrit Zaev me liderin e BDI-së Ahmetin lidhur me rikonstruimin e paralajmëruar qeveritar, thanë dje nga qeveria.
 
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, theksoi se ndryshimet e paralajmëruara të kuadrit në pushtetin ekzekutiv, do të thonë përmirësim i kapaciteteve në lidhje me përforcimin e politikave me çështjet ekonomike.