Maqedoni
Gjykata e Apelit, seanca për “Treqind”, “Fortesa 2” dhe “Toplik”
17.05.2019 11:36
Në Gjykatën Penale të Shkupit, për sot janë caktuar seanca për lëndët “Treqind”, “Fortesa 2” dhe “Toplik”.....

Në lëndën “Treqind” akuzohet ish-ndihmës ministri i punëve të brendshme, Gjoko Popovski, për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë blerjes së 300 automjeteve për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Sipas akuzës së PSP-së, Popovski nuk i ka respektuar dispozitat ligjore për furnizime publike dhe e ka dëmtuar buxhetit për 453 mijë e 570 euro.
Në lëndën “Fortesa 2”, i akuzuari i parë është ish-shefi i Drejtësisë së pestë, Goran Grujovski, si dhe 6 të punësuar në DSK. Të akuzuarit në lëndën “Fortesa 2” gjykohen për falsifikim të dokumentit zyrtar dhe për shkatërrimin e dokumentacionit zyrtar lidhur me përgjimin e kundërligjshëm. Dokumentacioni ndërlidhet me dy sistemet e përgjimit të kundërligjshëm, të cilët sipas PSP-së, janë shkatërruar gjatë vitit 2014.
Në lëndën “Toplik”, i dyshuari i parë është ish-ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski, për shitjen e tokës shtetërore, për ndërtimin e kompleksit “Qyteti i diellit” në Sopishtë, si dhe edhe 5 persona të tjerë.
