Maqedoni
Anëtarësimi në NATO, Letonia ratifikoi protokollin për RMV-në
17.05.2019 11:58
Parlamenti i Letonisë e ka miratuar ligjin me të cilin ratifikohet Protokolli për anëtarësim të shtetit në NATO....

Me këtë, Letonia është shtet anëtar i trembëdhjetë që jep dritë të gjelbër për qasjen e shtetit në Aleancën më të fuqishme të sigurisë.
Njëherësh, Qeveria e Estonisë ka miratuar protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO, ndërsa në fazën e ardhshme, ajo do të ratifikohet edhe në Parlamentin e Estonisë. Procesi i ratifikimit të Protokollit zhvillohet me temp të mirë, ndërsa pasi të miratohet nga shtetet tjera anëtare, Republika e Maqedonisë së Veriut bëhet anëtare e 30 e NATO-s. Realizohet interes shtetëror dhe kombëtar për anëtarësim të plotë në Aleancën më të fuqishme të sigurisë në botë.
