Kulturë
Festivali Europian i Këngës, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në finale
17.05.2019 12:19
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kualifikohen në natën finale të edicionit të 64 të Festivalit më të madh europian të këngën, i cili po mbahet në Tel Aviv të Izraelit....

Pas performancës dhe interpretimit të shkëlqyer, Jonida Maliqi me këngën “Ktheju tokës” bëri që Shqipëria të shkojë në finalen e madhe e radhitur e treta pas Tamara Todevskës me këngën “Proud”. Jonida e veshur si një mbretëreshë ilire, përcolli jashtëzakonisht shumë bukur mesazhin e këngës, e cila përmban në vete shumë elemente folklorike shqiptare, interpretim i cili në ueb faqen oficiale të Evrovizionit u cilësua si shumë i fuqishëm.
Nga ana tjetër, Tamara Todevska me këngën “Proud” arriti ta dërgojë Maqedoninë e Veriut pas disa vitesh në natën finale të Evrovizionit, e cila këngë përmban në vete një mesazh shumë të fuqishëm, atë të të qenit krenar me vetveten, e sidomos krenar me të qenit femër. Në mesin e dhjetë shteteve krahas Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut u radhitën edhe Holanda, Suedia, Rusia, Ajzerbejxhani, Danimarka, Norvegjia, Zvicra dhe Malta. Ndërsa 8 shtetet, si Armenia, Irlanda, Moldavia, Lituania, Rumunia, Austria, Kroacia dhe Letonia nuk arritën të kalojnë gjysmëfinalen e mbrëmshme.
Nata finale do të mbahet më 18 maj, mbrëmjen e së shtunës, e cila ekskluzivisht do të transformohet nga servisi publik, ndërsa neve të gjithëve na mbetet përsëri ta përkrahim “Ktheju tokës” dhe të shpresojmë në suksese të radhës.
LEUNORA KALIQI
