Botë
Francë, hetohet mjeku që helmoi 15 pacientë
17.05.2019 12:54
Në Francë ka nisur hetimi penal për një mjek, i cili akuzohet për helmimin e më shumë se 17 pacientëve....

Frédéric Péchier, një anesteziolog, është hetuar deri tani për shtatë raste të tjera helmimi, ndërkohë që akuzohet për 9 vdekje. Prokurorët pohojnë se ai ka manipuluar anestezitë e kolegëve për të krijuar një emergjencë dhe për të treguar talentin e tij.
Péchier mohon të gjitha akuzat, por do të dënohet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor. Avokati i tij tha për Agjencinë e lajmeve AFP se hetimi nuk dëshmoi asgjë. Një gjyqtar hetues në qytetin lindor Besançon nisi hetimin ndaj 47-vjeçarit në maj të vitit 2017 për shtatë helmimet e para. Mjeku u lirua më vonë, por u largua nga puna.
