Botë
Zgjedhjet në Veri të Kosovës, Vuçiç: Prishtina do të arrestojë 26 oficerë serbë
17.05.2019 13:38
Dy ditë përpara zgjedhjeve lokale të së dielës, në katër komuna në veri të Kosovës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç....

Dy ditë përpara zgjedhjeve lokale të së dielës, në katër komuna në veri të Kosovës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se autoritetet e Prishtinës kanë për qëllim të arrestojnë 26 policë serbë për të provokuar serbët atje. Vuçiç shtoi se nuk pret që zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan të kalojnë në mënyrë paqësore dhe u lutet qytetarëve serbë të votojnë masivisht.
Kreu i shtetit serb ka komentuar edhe miratimin e rezolutës për gjenocidin e Serbisë, duke e quajtur një fazë të çmendurisë dhe verbërisë politike. Theksoi se Serbia duhet të reagojë duke vepruar në mënyrë serioze dhe të kujdesshme, për të mos humbur besueshmërinë e vendit në arenën ndërkombëtare.
“Sipas informatave tona, duan të arrestojnë 26 oficerë serbë të policisë në veri të Kosovës dhe 15 persona të tjerë. Ky është qëllimi i tyre i ri, nën pretekstin e përfshirjes në rastet e korrupsionit, në mënyrë që Veriu, në veçanti Mitrovica, të mbetet e pambrojtur dhe të jenë në gjendje të bëjnë gjërat më të ndyra ndaj popullit tonë. Disa njerëz në Ballkan nuk e kuptojnë dhe nuk mund gjejnë rrugën e tyre në të ardhmen. E vetmja mënyrë për ta është urrejtja ndaj popullit serb, por duke thënë se kjo nuk ka lidhje me urrejtjen ndaj qytetarëve serbë, por ndaj atyre që kanë kryer krime”,- tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
