Maqedoni

Zona e lartë në Aerodrom dhe Lisiçe të Re nesër pa ujë

17.05.2019 14:18

Nesër prej orës 9 pa ujë do të mbeten shfrytëzuesit e zonave të larta në lagjet Aerodrom dhe Lisiçe e Re....

Siç kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, ndërprerja me ujë është për shkak të sanimit të defektit të tubit të ujësjellësit me diametër 400 mm në bul. “Boris Trajkovski” udhëkryqi me bul. “Sërbia”. Ndërprerja e ujit do të zgjat deri në sanimin e defektit.