Maqedoni

Kadrili i maturantëve, 100 maturantët e RMV-së në vallen e 62 shteteve

17.05.2019 14:42

Për të 13 herë në Qytetin e Shkupit u mbajt parada e maturantëve 2019....

Për të 13 herë në Qytetin e Shkupit u mbajt parada e maturantëve 2019, në të cilën morën pjesë rreth 1000 maturantë të shkollave të mesme në Shkup, si dhe maturantë nga qytete të tjera të vendit.
Përmes valëve të Radios së Servisit Publik të Maqedonisë së Veriut, u dëgjuan porositë kundër dhunës, e më pas u bë lidhja me Radion e Sllovenisë, prej ku u emetua opera e Shtrausit “Lakuriqi”, nën muzikën e së cilës maturantët interpretuan kadrilin tradicional. 
 
Maturantët e Shkupit vallëzuan njëkohësisht me bashkëmoshatarët e tyre të 62 qyteteve të vendeve të ndryshme në rajon dhe botë.
 
“Jemi paraqitur në paradë se me të vërtetë duam që të përcjellim mesazh kundër dhunës”,- theksoi një qytetar. 
 
“Prej në janar kemi filluar të përgatitemi, kemi pasur shumë ushtrime. Unë shkollimin do ta vazhdoj në fakultetin e mjekësisë”,- u shpreh një qytetare.  
 
“Jemi paraqitur në këtë paradë për t’u kënaqur. Unë do të studioj për drejtësi”,- tha një qytetar.  
 
“Unë dua të luaj dhe kemi mbajtur 6 orë ushtrime në shkollë”,- potencoi një qytetare.  
 
Në manifestimin ishte i pranishëm kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, i cili në porosinë e tij drejtuar maturantëve se nuk duhet të urrejnë, nuk duhet të grinden, por të merren në jetë vetëm me gjerat e bukura.
 
“Bëjeni më të mirin në Evropë, sepse ky është qyteti më i bukur në Evropë. Ju duhet të jeni pjesë e këtij vendi dhe të gjithë së bashku duhet të ndërtojmë ardhmërinë dhe të jemi krenarë. Shumë më lehtë është të urrejmë, të grindemi,  por ju të gjithë e dini se sa është më mirë të kontribuohet në dashuri  dhe në gjërat e mira në jetë”,- deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
 
Parada e maturës për herë të parë u mbajt në Lubjanë, ndërsa në vendin tonë për herë të parë u organizua në vitin 2007 në Shkup dhe Ohër.
 
REJHANE BUSHI METAJ