Maqedoni
Politikat ekonomike, Janmat: Keni një vit kohë t’i zbatoni rekomandimet
17.05.2019 16:16
Vazhdimi i stabilizimit të borxhit, zbatimi i më shumë shpenzimeve kapitale...

Vazhdimi i stabilizimit të borxhit, zbatimi i më shumë shpenzimeve kapitale, rritja e transparencës së raporteve financiare, janë pjesë e rekomandimeve nga ana e BE-së që qeverisjet e vendit duhet t’i zbatojnë gjatë vitit të ardhshëm. Frenk Janman nga delegacioni i BE-së tha se duhet të përmirësohet Ligji i ri për buxhet me rregulla fiskale dhe të bëhen përgatitje për këshill të pavarur fiskal.
“Sfidat më të mëdha në krahasim me reformat strukturore specifike në RMV për inkurajim të konkurrueshmërisë dhe rritjes inkluzive afatgjate janë formalizimi i ekonomisë, integrimi i kompanive vendore në zinxhirët globalë për të kontribuar në çështjen e papunësisë të të rinjve”,- tha delegacioni i BE-së, Frenk Janmat.
Gjithashtu rekomandohet të përforcohet mbikëqyrja mikro dhe mikroprudenciale, të përforcohen kapacitetet institucionale të gjykatave qytetare. Janmat theksoi se duhet të përshpejtohet modernizimi i sistemit arsimor në të gjitha nivelet, përmes përmirësimit të infrastrukturës. Ai paralajmëroi se ka rrezik që kreditë funksionale të bëhen jofunksionale, e këto të cilat deri tani janë në nivel prej 5%. Këto rekomandime, sipas Janmat, vendi duhet t’i zbatojë për një vit.
“Ne e ndjekim zbatimin e rekomandimeve në Maqedoninë e Veriut dhe konsiderojmë se Maqedonia e Veriut në krahasim me vendet tjera është mirë dhe është në vend të dytë, por ajo nuk do të thotë që nuk duhet të përmirësohet. E inkurajojmë qeverinë që këtë program ta shfrytëzojë në reforma për rritje ekonomike”,- u shpreh delegacioni i BE-së, Frenk Janmat.
Ai pret që të zbatojë rekomandimet, pasi që këtë vit qeveria miratoi një plan veprimi të veçantë për zbatimin e këtyre masave dhe kjo do të ndihmojë në zbatimin e disa prej masave që përsëriten gjatë shumë viteve. Qëllimi i dialogut për qeverisjen ekonomike është përgatitja e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë për pjesëmarrjen e tyre në të ardhmen në procedurat për bashkërendimin e politikave ekonomike të BE-së.
ERSAN PAJAZITI
