Maqedoni

Largimi i të rinjve nga vendi, Tashkovski: Me pak më shumë kushte, ata nuk ikin

17.05.2019 16:55

Gjithnjë e më shumë po shtohet numri i të rinjve që braktisin vendin në kërkim të një jete më të mirë....

Përveç mjekëve, vendit po i ikin edhe të rinjtë e sektorit IT. Por, çfarë ofrojnë më shumë vendet europiane sesa kompanitë e ngjashme vendore. Dekani i Fakultetit elektro inxhinierik në Shkup thotë se në fakt nuk ka shumë ndryshime në ofertë për të talentuarit, por mundësia për të përparuar në karrierë jashtë është më e madhe e në këtë drejtim duhet menduar.
 
“Ajo që e ofrojnë kompanitë jashtë vendit nuk është diçka përcaktuese që  studentët  të vendosin të largohen. Studentët kërkojnë vetëm kushte elementare, mundësi për njohuri më të mëdha, avancim më të madh. Megjithatë, e para është se punësimi, mundësia për përparim më të mirë atje ofrohet më shumë se këtu. Çdo ditë i dëgjoj kërkesat e tyre dhe nuk kanë kërkesa të mëdha, atyre u duhet përkrahje e vogël që të jetojnë këtu, atyre u duhet pagesa për studime, për doktoratura, pra këto janë kërkesa të vogla në krahasim me atë se çfarë po ndodh”,- deklaroi dekani i FEI-t, Dimitar Tashkovski.
 
Tashovski pranon se me të njëjtin problem po përballen edhe vendet fqinje, por, sipas tij, të rinjve u duhen krijuar kushtet për të mos i lejuar të largohen.
 
GYLTENE SINANI