Maqedoni
Rrugë funksionale me standarde europiane, ekspertët shqyrtojnë arritjet shkencore
17.05.2019 17:12
Në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve do të zbatohen standarde të reja dhe njohuri shkencore sipas praktikave në shtetet më të zhvilluara evropiane.....

Deri më tani në vend janë kryer vetëm zhvendosje direkte të dispozitave evropiane në këtë drejtim, tani për herë të parë do të shfrytëzohet shkenca për të definuar specifikat tona për aprovimin e anekseve nacionale. Autoritetet thonë se si shtet, prioritet i lartë i së cilës është BE-ja, vendi ka detyrim të ndërtojë rrugë funksionale dhe të sigurta sipas standardeve më të larta evropiane.
“Me projektin e parë ndërkombëtar në vend për zbatim të polimer bitumenit të modifikuar tek rrugët me ngarkesë të rëndë qarkulluese dhe autostradat, janë bërë matjet e para gjatë rikonstruksionit të korsisë së majtë të aksit rrugor Negotinë - Demir Kapi në gjatësi prej dy kilometrave”,- tha drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë së Veriut”, Zoran Kitanov.
“Duhet t’i përcjellim trendet moderne dhe arritjet shkencore në fushën e ndërtimtarisë. Siç thonë inxhinierët, asfalti është lloji më cilësor i rrugës, por shikuar ekonomikisht kjo është pjesa më e shtrenjtë. Por, zbatimi i materialeve të përdorura cilësore është shumë i rëndësishëm për jetëgjatësinë dhe qëndrueshmërinë e rrugëve”,- theksoi ministri i transportit dhe lidhjeve, Goran Sugarevski.
“Me zbatimin e njohurive dhe materialeve të reja, cilësia e konstruksionit rrugor si segmenti më i rëndësishëm i rrugëve, do të kontribuojë që të zgjasin më gjatë, që do të thotë do të kemi pranim të anuluar të mjeteve financiare nga gjenerata e dytë”,- tha profesori në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Shkup, Goran Mijoski.
“Maqedonia ka nevojë për projekte të reja dhe bashkëkohore. Shpresojmë se ky projekt është veç fillimi dhe se kemi çfarë të realizojmë sa i përket përvojave europiane”,- u shpreh Atovasin nga Fakulteti i Pragës – Çeki.
Analizat e vitit të kaluar kanë treguar se rrugët janë shumë të dëmtuara, ndërsa deri në fund të vitit pritet të rehabilitohen dhe rikonstruktohen 600 kilometra rrugë. Janë duke u realizuar mbi 90 projekte sa i përket rrugëve, përfshirë dhe pikëpagesat.
GAZMEND REXHEPI
