Australi, zgjedhje të përgjithshme
Australianët po votojnë sot në zgjedhjet e përgjithshme....

Australianët po votojnë sot në zgjedhjet e përgjithshme, për të zgjedhur midis koalicionit konservativ për menaxhimin ekonomik si dhe ofertës së opozitës për veprime ndaj ndryshimeve klimatike dhe reformës së taksës.
Kryeministri, Scott Morrison i koalicionit Liberal-Kombëtar, ka qenë në pushtet që nga viti 2013, por është përballur me sfida pas disa sondazheve ndër vite, që adresojnë jostabilitetin dhe problemet e brendshme partiake.
Një sondazh i fundit i realizuar nga “Newspoll” për gazetën e fundjavës në Australi “The Weekend”, tregon se opozita do të fitojë një përqindje prej 51.5 përqind. Pushteti në Australi po sfidohet nga Bill Shorten, udhëheqës i partisë Laburiste dhe koalicionit të disa partive më të vogla. Në votime pritet të marrin pjesë rreth 17 milionë qytetarë me të drejtë vote.
