“Shkupi lulëzon”, festivali i 6-të i luleve në kryeqytet
“Shkupi lulëzon” ështe motoja e festivalit të gjashtë dyditor të luleve që këtë vikend po mbahet në kryeqendër....

“Shkupi lulëzon” ështe motoja e festivalit të gjashtë dyditor të luleve që këtë vikend po mbahet në kryeqendër nën patronatin e Qytetit të Shkupit dhe në organizim të Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe gjelbërime”.
Gjatë festivalit shkupjanët do të kenë mundësi në parkun e qytetit të shohin prodhimet e 30 ndërmarrjeve që punojnë me kultivimin e luleve.
“Qëllimi ynë përfundimtar është natyra bukurit e sajë ti inkuadrojmë në përditshmërinë tonë, si në hapsirat publike ashtu edhe ato private të shkupjanëve. Këtu edhe mund të shihen punët e mira ehde të mësohet diçka për gjelbërimin, ndërsa fëmijët në puntoritë që do të realizohen në këto dy ditë do të kenë mundësi që ti mësojnë hapat e parë edhe për lulet edhe për holti kulturën” – tha Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov.
“Qëllimi parimor i festivalit është senzibilizimi i fëmijëve dhe të gjithëve që jetojnë në qytetin e Shkupit, pasi ne si ndërmarrje jemi të interesuar që të kemi një ambient të shëndoshë në qytetin e Shkupit. Bukurinë festivalit ia shtonin edhe numri i madh i fëmijëve që kishin ardhur për tu argëtuar nën aromën e luleve” – u shpreh Drejtori i NP “Parqe dhe Gjelbërime”, Ardijan Muça.
“Jam tejet i lutur që sot nën aromën dhe ngjyrat e luleve, jemi mbëledhur të gjithë së bashku që të festojmë festivalin më të bukur të luleve me moton ‘Shkupi lulëzon’”.
“Dashamir të natyrës festoni argëtohuni këto dy ditë vikendi” – thanë disa nga fëmijët e intervistuar nga TVM2.
Përveç 30 firmave veprimaria e të cilëve janë lulet, pjesë e festivalit do të jenë edhe muzika dhe 12 puntoritë për fëmijë, pasi siç thane organizatorët, ky manifestim urban është një shoqërim mes dashamirëve të lules dhe natyrës. (Gyltene Sinani, TVM2)
