Murtezani: Gjatë agjërimit preferohet ushqim i begatë
Ushqimi i llojllojshëm i pasuruar me pemë dhe perime është i nevojshëm në çdo periudhë të jetës...

Ushqimi i llojllojshëm i pasuruar me pemë dhe perime është i nevojshëm në çdo periudhë të jetës. Nevoja për ushqim të pasur dhe të llojllojshëm nevojitet siomos gjatë periudhës së agjërimit, thonë mjekët.
Sipas tyre ushqimi duhet të klasifikohet, dhe të konsumohet më së shumti ushqimi i cili është i pasur me më shumë vitamina të cilat bëjnë tretjen më të shpejtë të ushqimit.
“Këshillat tona si mjekë deri te agjëruesit është që të përdorin një meny të gjellës për iftarë mirpo të jetë i pasur me pemë dhe perime siç janë sallatat e freskëta dhe pemët të cilat janë të pasura me lëngje dhe vitamina të cilat ndikojnë në sistemin tretës që sa më të lehtë dhe një zbërthim sa më të lehtë që nuk do të kenë vështirësi pas iftarit” – tha mjeku Besir Murtezani.
Mjekët thonë se në vecanti kujdes më të madh duhet të kenë personat që vuajnë nga sëmundjet kronike, sepse nga pakujdesia apo mosmarrja e rregullt e terapisë mjekësore mund të shkaktojnë komplikime shtesë në shëndetin e tyre.
“Kemi pacientë të sëmurë kronik që vuajnë nga ndonjë sëmundje kronike me çka pas iftarit ata konsumojnë sasi të tepruara të ushqimeve me çka shfaqet simtomatologjia e hipertensionit, pastaj kemi edhe ngritjen e nivelit të sheqerit në gjak dhe ata kanë rëndesë në sistemin tretës, kanë shtypje të lartë që shfaqen me marramendje dhimbje koke me plogështi pastaj tek të sëmurët nga lukthi mund të kenë edhe të vjllura me detorizim por ne këshillojmë që të kenë kujdes në marrjen e sasisë së ushqimit” – deklaroi mjeku Murtezani.
Murtezani potencon se edhe në pjesën e syfyrit agjëruesit duhet të hanë ushqim më të lehtë sa është e nevojshme po jo i pasur me yndyrëra dhe karbohidrate të cilat gjatë ditës kërkojnë më shumë ujë për tretje. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
