Raporti i progresit për RMV-në, Ruzhin: Në përgjithësi pozitiv, me vërejtje për gjyqësorin

18.05.2019 15:02

Raport progresi për Maqedoninë e Veriut pritet qe në përgjithësi të jetë pozitiv thotë ish ambasadori, Nano Ruzhin....

Raport progresi për Maqedoninë e Veriut pritet qe në përgjithësi të jetë pozitiv thotë ish ambasadori, Nano Ruzhin.

Ai shton se raporti nuk do të jetë edhe pa kritika. Sundimi i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit do të përshkruhen si reforma të papërfunduara dhe një situatë e tillë në sytë e BE-së nuk jep shenjë se vendi punon sa duhet për tu integruar në BE,  thotë Ruzhin.

“Raporti do të jetë pozitiv. Në raport do të lavdërohen hapat e qeverisë rreth dy marrëveshejve të mëdha me fqinjët, me Greqinë dhe Bullgarinë. Për mediat gjithashtu do të thuhet se ka progress, që është bërë hap i madh demokratik, por pres të ketë kritika të mëdhaja në raport me sundimin e së drejtës dhe ne raport me luftën me korrupsionin. Ne raport me sundimin e ligjit  në kuptim se sistemi gjyqësor nuk është efikas, se zhagiten proceset e ndryshme, se nuk ka praktikisht procese të mbyllura gjyqësore, dhe kjo është shumë simptomatike për një shtet që dëshiron të jetë anëtare e BE-së” – tha ish ambasadori Nano Ruzhin.

FILLIMI I BISEDIMEVE ME BE-NË, RUZHIN: JAM OPTIMIST PËR MARRJEN E DATËS

Sa i përket marrjes së datës për fillimin e bisedimeve, Ruzhin thotë se edhe pse si vend kemi shenuar  të arritura  shumë të rëndësishme, në këtë moment BE është  autokritike në kuptimin e thellimit  për të vazhduar më pas edhe me zgjerimin.

Megjithatë ish ambasadori Ruzhin  shprehet optimist se vendi do të marrë datë për ti filluar bisedimet.

“Ekziton një lëvizje e fortë e eurospkeptikëve para së gjithash të partive populiste në Francë dhe Gjermiani,  qe zgjerimin e  BE-së e shohin  si një diçka e cila nuk është e dinjitetshme,  dhe inkuadrimin e BAllkanit në Europë e shohin si diçka të keqe.  Prandaj shpesh po jepen edhe deklarata nga liderët e këtyre partive  të cilat janë madje me dy kuptime. Kjo ka ndodhur edhe me kryetarin e Francës, Makron i cili shpesh ka dhënë deklarata dy kuptimëshe, duke mos dashur që të shkaktojë revoltë e mendimit public, në prag të zgjedhjeve në PE. Sidoqoftë,  me nje optimizëm të matur vlerësoj se në qershor do të marrim datë për fillimin e bisedimeve” – tha Ruzhin.

Paport progresi për Maqedoninë e Veriut do të shpaloset  më 29 maj, pasi të përfundojnë zgjedhjet parlamentare në BE, prej 23-26 Maj. 

Deri në këtë kohë  vendi duhet të ketë realizuar reformat e kërkuara nga Komisioni Evropian, qe do ti hapte rruge  Keshillit te BE-se, per ti dhene vendit tone date per bisedime ne qershor. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)