Pendarovski: Javën e ardhshme do të firmos mbi 20 ligje, LSDM: U rivotuan disa ligje, ishin bllokuar nga frenuesi i referomave, Ivanovi
Presidenti Stevo Pendarovski të hënën pritet të nënshkruajë mbi 20 ligje...

Presidenti Stevo Pendarovski të hënën pritet të nënshkruajë mbi 20 ligje të cilat i ka lënë të pa nënshkruara paraardhësi i tij Gjorge Ivanov.
Ky i fundit ka refuzuar të nënshkruaj ligjet e miratuara me emrin e ri të shtetit. Në mesin e ligjeve të pa nënshkruara janë ligji i Agjencinë Teknike Operative, ligji për Qeverinë, ligji për energjetikë, ai për sport dhe ligje të tjera.
Menjëherë pas marrjes së detyrës së presidnetit, Pendarovski ka nisur nënshkrimin e ligjeve reformuese, siç janë ligji për gjykatat dhe kontestet administrative, Ligji për kundërvajtjet, për punën e organeve të administratës shtetërore dhe Ligji për Energjetikë. Poashtu pasi ishin kthyer në rivotim Kuvendi republikan ka votuar për here të dytë ligjin e këshillin gjyqësor, Ligjin kundër diskriminimit, atë për qasje të lirë te informacionet me karakter publik dhe mbikëqyrjen e inspektimit, dhe Ligjin për ndërprerjen e shtatzënisë. Ligjet në fjalë janë në interes të shtetit dhe qytetarëve kanë deklaruar nga LSDM, sipas të cilës, këto ligje u bllokuan qëllimisht nga frenuesi i procesit reformues Gjorge Ivanovi.
“Ligjet e miratuara për Këshillin Gjyqësor, për kontestet administrative dhe për gjykatat, janë një pjesë e reformave në gjyqësor të cilat janë të nevojshme, pasi VMRO-DPMNE tërësisht e shkatërroi sistemin gjyqësor. Këto ligje janë vetëm një pjesë e reformave që vijojnë në periudhën e ardhshme. Si parti e përgjegjshme mbetemi të përkushtuar në procesin e ndërtimit të shtetit stabil, prosperues dhe të zhvilluar ekonomik”, theksojnë nga LSDM.
