Serbi, në qarkullim krahu jugor i korridorit 10

18.05.2019 17:00

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq në prani edhe të kryemisnitrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev....

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq në prani edhe të kryemisnitrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sonte bashkërisht do të lëshojnë për qarkullim krahun jugor i Korridorit 10.

Presidenti serb Vuçiq ka deklaruar se mbërritja e Zaevit është lajm i rëndësishëm dhe tregon për rëndësinë e Korridorit 10, duke shtuar se nga Beogradi deri në Maqedoninë e Veriut, prej tani do të mbërrihet për tri orë.

Me hapjen e aksit në Grykën e Gërdelicës, Serbia me 600 kilometra autostradë do të lidhet me Austrinë, Hungarinë, Slloveninë, Kroacinë, Serbinë, Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.