Austri, dorëhiqet zëvendës kancelari, Strache

18.05.2019 18:29

Zëvendëskancelari austriak, Heinz Christian Strache...

Zëvendëskancelari austriak, Heinz Christian Strache, ka dhënë dorëheqje pas publikimit të një incizimi sekret, ku shihet duke i ofruar një përfitueses ruse kontratat e qeverisë, në këmbim të mbështetjes politike.

"Kam dorëzuar dorëheqjen time si zëvendëskancelar i Austrisë dhe kancelari Sebastian Kurz e ka pranuar këtë vendim”, tha Strache.

Ai shtoi se nuk ka thyer asnjë ligj përderisa ka pranuar “aferën ekstrem të turpshme nën ndikim të alkoolit”.

Ai tha se në pozitën e tij do të zëvendësohet nga Norber Hofer, ministër i Transportit.

Dorëheqja e tij vjen pas publikimit të një incizimi nga gazeta Der Spiegel, ku shihet duke i ofruar kontrata qeveritare një gruaje që paraqitet sikur investitore e pasur nga Rusia.

Kjo ngjarje kishte ndodhur më 2017 në Ibiza, disa muaj para zgjedhjeve parlamentare në Austri, ku Strache u emërua zëvendëskancelar.

Ky skandal ka ngritur spekulimet për të ardhmen e qeverisjes në mes të Partisë së Lirisë të Straches dhe Partisë së Popullit të Sebastian Kurz.