Tel Aviv, sonte finalja e festivalit europian të këngës
Tani më dhe gjysëm finalja e dytë e “Eurovision Song Contest” mbaroi të gjithë ju e dini se Maqedonia dhe Shqipëria u futen në finale....

Tani më dhe gjysëm finalja e dytë e “Eurovision Song Contest” mbaroi të gjithë ju e dini se Maqedonia dhe Shqipëria u futen në finale, kanë mbetur edhe më pak se dy orë deri te finalja e madhe dhe TVM2 viziton këngëtaret tona, fillimisht shkojmë te përfaqsuesja e Maqedonisë Tamara Todevska e cila është duke u përgaditur, befasi për të.
AVNIU: Hellou Tamara, Hello Macedonia.
TAMARA: Hellou, hellou.
TAMARA: “Po më befason?”
AVNIU:Po edhe ti na suprizove të gjithë ne me debutimin tend për në finale dhe e emëruar e para nga të gjithë ashtu që nuk u shqetësuam shumë, si e ndjeve ti të tërën TAMARA?
TAMARA: “Isha shumë e shqetësuar, ashtu që nuk më zu gjumi deri në 5 të mëngjesit. Jam shumë e lumtur dhe krenare për veten dhe ekipin tim, faleminderit opinionit maqedonas, po marrë shumë porosi të mira dhe përkrahje nga të gjitha anët, edhe shumë jam e lumtur për këtë dhe lotët tërë kohën më rrijnë këtu gati të shpërrthejnë.Të shohim sonte si do të kalojë, unë jam shumë pozitive dhe optimiste. Mendoj se do të kalojmë shumë mirë”.
AVNIU: Të gjithë ne jemi shumë krenar me ty, me këngën tënde dhe veçanërisht me interpretimin tënd, aq sa më edhe njerëzit i bëre të mendojnë se ajo a po këndon live apo playbeck?
TAMARA: “As që bëhet fjalë këtu të këndoj playback”.
AVNIU: Sigurisht ajo nuk është e mundur në Eurovizion por gjithçka aq bukur tingëllonte saqë të gjithë delegacionet, të gjithë panelet, të gjithë gazetarët mbetën të habitur nga zëri yt.
AVNIU: Tamara ku është sekreti?
TAMARA : “Ti pysni prinërit e mi haha”.
AVNIU: Përfaqsuesja e Shqipërisë Jonida Maliqi të lëvdëron tërë kohën, çfarë mendoni ju për atë?
TAMARA: “E kam shoqe, u lidhëm shumë u deshëm shumë, është shumë pozitive, shihemi vazhdimisht pasi jemi në hotel të njejtë, më është bërë shoqe e mirë, do ta vazhdojmë shoqërinë edhe jashtë Eurovizionit, ajo është vokal fenomenal, me të vërtetë është e fuqishme në skenë”.
AVNIU: Po flitet që kemi gjasa për të fituar po ne nuk duam,duam të jemi mes të parëve, A e beson këtë?
TAMARA: “Jo, jo të parët vendin e dytë mes të parëve, sinqerisht po e besoj”.
AVNIU: Përgaditu e dashur edhe dy orë dhe do të bëjmë tifo pë ty!
TAMARA: “Faleminderit”
AVNIU: Dhe ja pra përsëri jemi te Shqipëria, ethet e së enjtes kaluan, Shqipëria u plasue e treta në finalen e madhe kanë mbetur edhe dy orë që “KTHEJU TOKËS” dhe Jonida Maliqi të ngjitet në skenën e madhe Europiane dhe për të na sjellë suksesin e madh. Jonida e dashur, zemra ime edhe dy orë kemi, ti je e bukur ti je e mirë…
JONIDA: “Bëjmë ca prova para këtij dy orshit të tmershëm”.
AVNIU: Unë thashë ethet e së enjtes jo të premtes?
JONIDA: “Edhe të së shtunës edhe të së enjtes, uh kaluan i bie”.
AVNIU: Ethet e së shtunës janë pak më relaksuese sepse po duartrokitesh në të gjitha provat.
JONIDA: “O Zot sa qejf!”
AVNIU:Po çmende për këngën tënde shumë të veçantë dhe edhe kjo prova e parafundit kaloi shumë bukur. E dashur ti dukesh mirë, dukesh e relaksuar, çka presim në fund?
JONIDA: “Tani e relaksuar roftë ‘make-up-i’ se me të thënë të drejtën jemi me shumë pak orë gjumë, ti je vetë prezent këtu dhe e ke parë se sa intenzive është çështja me provat me oraret me gjithçka, intenziteti i punës këtu por çfar pres? Unë mendoj që e realizova Eurovizionin tim”
AVNIU: Edhe ne mendojmë që po së paku të shkojë sipas radhitjes që është kështu?
JONIDA: “Patjetër po un jam shquar gjithnjë ndoshta si personazh duke u ritur në skenë dhe ti më ke ritur edhe me këto dy duart e tua dhe më mban mend fare mirë. Gjithmonë jam me këmbë në tokë për faktin që nuk dua të delirojë nuk dua të fantazojë mbi atë që dëshiroj kështu që dëshira është shumë e madhe ashtu si çdo konkurues dhe në këtë kompeticion të dali jo vetëm fitimtarë dmth, të jetë ai që mund të fitoj këtë kompeticion por të paktën të jetë në dhjetëshen apo në ‘top five’, fantazi të tilla na shkojnë nëpër mëndje na pëlqen fakti që kënga është vlerësuar, gjithashtu vokali, interpretimi, gjithashtu stejxhi. Hmmm çfarë të them unë, ju lutem votojeni Shqipërinë! Faleminderit për suportin se e di që kanë qenë shumë shqiptarë jashtë trojeve shqiptare që më kanë votuar dhe suportuar . Ju dua me shpirtë e me zemër, kjo këngë më shumë ju përshtatet juve që jeni larg rrënjëve tuaja dhe mund të gjeni vetveten në këngën shqipe”.
AVNIU: Unë jam pa koment pas gjith kësaj,dua që të jesh në pesësshen e parë,faleminderit zemra ime suksese!
JONIDA: “Faleminderit shumë, sido që të shkojë ne prap do të jemi të lumtur”.
AVNIU: Sigurisht!
JONIDA: “Dhe do të shihemi në aktivitetet”.
AVNIU: Ne jemi ne në token tonë përsëri.
