Botë
Merkel: Mbështetje perspektivës evropiane të Ballkanit
19.05.2019 12:28
Kancelarja gjermane Angela Merkel, mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor....

Merkel këtë qëndrim e ka shprehur në takimin e djeshëm me kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkoviç. Pas takimit Merkel deklaroi se Gjermania mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor ndërsa shtoi se pozita gjermane është e njohur. “Në parim, ne mbështesim perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, por kriteret për aderim duhet të përmbushen”.
Kancelarja vuri në dukje se foli me Kryeministrin kroat për drejtimin strategjik të presidencës kroate të BE-së në gjysmën e parë të vitit 2020.
