Botë
Kurtz: Austria shkon në zgjehdje të parakohëshme
19.05.2019 12:52
Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurtz ka kërkuar zgjedhje të parakohshme pasi zëvëndëskancelari...

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurtz ka kërkuar zgjedhje të parakohshme pasi zëvëndëskancelari, Heinz-Christian Strache, dha dorëheqje për shkak të një skandali të korrupsionit.
Duke u hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme, Kurz është shprehur se erdhi në pushtet për t’I dhënë ndihmë Austrisë dhe jo për karrigen e tij.
“…Une nuk erdha ne pushtet per karrigen time. As per te permbushur nje ego. Erdha per te dhënë ndihmesen për Austrine por, unë nuk mund të qendroj ne pushtet ne kete situate prandaj, sot, jap doreheqjen dhe therrase zgjedhje te parakohshme”, tha kancelari austriak.
Dorëheqja Kurty erdhi pas asaj të zëvendëskancelarit austriak, Heinz Christian Strache, si pasojë e publikimit të një incizimi nga gazeta Der Spiegel, ku shihet duke i ofruar kontrata qeveritare një gruaje që paraqitet sikur investitore e pasur nga Rusia. Strache e pranoi fajin për veprimet e tij duke thënë se sjellja e tij ishte "e papërgjegjshme" dhe se po dilte nga qeveria për të shmangur dëmet e mëtejshme të qeverisë. Pas kësaj një turmë e njerëzve me pankarta ku shkruante "zgjedhjet e parakohshme tani", u mblodhën jashtë zyrës së Kurz.
Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen, tha se zgjedhjet e parakohshme janë të nevojshme, për çka kishte folur edhe me kancelarin Kurz, dhe se për hapat e ardhëshmë ata do të diskutojnë gjatë ditës së sotme.
