Kulturë

“Eurovision 2019”: Tamara Todevska shkëlqeu në Tel Aviv

19.05.2019 12:13

Me baladën “Arcade” të kënduar nga Duncan Laurence, Holanda fitoi finale e festivalit të 64 evropjan të këngës...

Me baladën “Arcade” të kënduar nga Duncan Laurence, Holanda fitoi finale e festivalit të 64 evropjan të këngës, ndërsa Maqedonia e Veriut arriti suksesin më të madh deri më tani, pasi kënga “Proud” e Tamara Todevskës, me pikët e jurisë, gjatë gjithë kohës kryesoi listën e pjesëmarrësve. Maqedonia e Veriut fitoi 12 pikë nga Shqipëria, Austria, Britania e Madhe, Moldavia, Serbia dhe Zvicra. Todevska votimin e jurisë e përfundoi në vendin e dytë me 237 pikë, pas Suedisë me 239 pikë, ndërsa në fund të votimit të publikut u rendit në vendin e tetë me gjithsejt 295 pikë.
 
Pas këtij suksesi Tamara mori urime të shumta nga qytetarët dhe personalitetet e njohura, përfshi Kryeministrin e vendit Zoran Zae. Ai në profilin e tij në Fejsbuk ka shkruara “Urime Tamara. Të çmuara janë këto momente të unitetit të cilat na i sollët nëpërmjet muzikës. Ka kohë që nuk kemi qenë kaq krenarë!”, ka shkruar Zaev.   
 
Sa u përket vendeve tjera Shqipëria e përfaqësuar nga Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”  u rradhit e 18-ta.
 
Vendi i dytë i festivalit I takoi Italisë, derisa Rusia u rradhit në vendin e tretë.  E ftuar special e finales së Eurovision 2019 ishte ylli i muzikës pop, Madonna.Edhe përkundër thirrjeve që ajo të bojkotonte festivalin, që u mbajt në Telaviv të Izraelit, Madonna tha se nuk do t’i përshtatet agjendave politike, ndërsa dy nga vallëtarët në performancën e saj mbanin kostume me flamuj të Izraelit dhe Palestinës. Vitin e ardhshëm spektakli i Eurovizion 2020 do të zhvillohet në Amsterdam të holandës.
 
GYLTENE SINANI