Maqedoni

Beksteshi: Prej nesër deri më 30 qershor thirrje publike për masat e efikasitetit energjetik

19.05.2019 15:00

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, prej të hënës do të mund të aplikojnë për masat e efikasitetit energjetik...

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, prej të hënës do të mund të aplikojnë për masat e efikasitetit energjetik, si instalimi i kolektorëve diellor në amvisëri dhe ndërrimi i dritareve të vjetra të drurit me ato PVC. Sipas ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi, këto masa do të ndikojnë në kursime të buxhetit familjarë dhe mbrojtjen e ambientit jetësor. 
 
"Dua që të shfrytëzoj rastin tu bëjë thirrje të gjithë të interesuarve që të shfrytëzojnë sa më shpejtë mundësinë për të aplikuar, marrë parasysh që në të kaluarën kemi pasur një interes shumë të madh nga ana e qytetarëve, por ne jemi këtu që nëse tejkalohet numri i aplikuesve të ndajmë edhe mjete shtesë në të ardhmen”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.
 
Thirrja publike do të jetë e hapur deri më 30 qershor. Sipas thirrjes, blerësve të sistemeve për kolektorë diellor do tu rikthehet një pjesë e mjeteve të harxhuara deri në 30%, por jo më shumë se 15.000 denarë. Për blerësit e dritareve të aluminit ose PVC, do tu  rikthehen mjetet e shpenzuara deri në 50%, por jo më shumë se 25.000 denarë. Kushti i vetëm që duhet plotësuar është që blerësi të mos ketë shfrytëzuar këto masa më parë.  
 
ERSAN PAJAZITI