Maqedoni
Ndryshimet në ekzekutiv Bilalli: Të ndërrohet seicili që nuk dha rezultate
19.05.2019 15:30
Ndryshimet në qeveri të paralajmëruara që pas rrethit të parë të presidencialeve nga kryeministri Zaev....

Ndryshimet në qeveri të paralajmëruara që pas rrethit të parë të presidencialeve nga kryeministri Zaev, për profesorinuniversitar Mersel Bilalli janë të nevojshme. Në “Intervistën javore” në TVM2 Bilalli thotë se padyshim duhet analizuar puna e funksionarëve të cilëtnuk dhanë rezultate, sidomos në sektorin ekonomik.
“Shihen rezulatet konkrete. Në sektorë ose institucione të caktuara kemi rezultate konkrete, kemi avancim, kemi funskionim dhe stabilizim të institucioneve. Mund të përmend sektorin e politikës së jashtme është diçka fantastike, i MPB-së dhe shumë segmente tjera të cilat janë pak a shumë të udhëhequr me një farë përvoje e mirë dhe kapaciteti mental për të kryer punë publike.Por segmenti I ekonomisë ka një ngecje serioze dhe këtu duhet të shihet dhe çfarë duhet bërë që të mund të marrë drejtimin e duhur”, tha Mersel Bilalli, profesor universitar.
“Freskimi qeveritar” duhej të kishte ndodhur më herët, vlerëson Bilalli, por meqë tani po paralajmërohet se do të ndodhë, ai apelon për kujdes gjatë ndryshimeve për të mos u marrë vendime të gabuara. Nga vendimet e duhura varet e ardhmja e vendit, sidomos e të rinjve porosit Bilalli, duke përkujtuar liderët që duhet të marrin vendimin e rëndësishëm, se ndryshimet kozmetike nuk i shkojnë askujt në favor, as vetë partive.
“Ndryshimet kozmetike janë maskim I situates egzistuese pra këtë që kemi tani, mund vetëm fjalën të zbukurojmë. Duhen ndryshime operative në bazë të supozimeve dhe parashikimeve të rezulateteve të pritura në qoftëse këtë nuk e bëjmë atëherë nuk kemi bërë kur far ndryshimesh.”Pazërllëqe” gjithmonë mund të ketë por ata që janë në pozicion, që do të vendosin dhe kanë përgjegjësi edhe politike edhe historike, duhet ta mendojnë se çfarë drejtim I japin vendit me vendimet e fundit”, tha Bilalli.
Ndryshimet e kuadrove që do të pësojnë pa dyshim se duhet të ndryshojnë mënyren e udhëheqjes së shtetit dhe realizimin e suksesshëm të politikave qeveritare, theksoi Bilalli.
REXHEP QAMILI
