Maqedoni

Bekteshi: Zaev dhe Ahmeti vendosin për ndryshimet; VMRO-DPMNE: Miell në shkallët e kuvendit për Bogoevskin

19.05.2019 16:28

Kjo nu është qeveri ekspertësh por qeveri politike prandaj për ndryshimet në qeveri do të vendoset në takimin Zaev-Ahmeti....

Kështu ka deklaruar ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve a mund të jetë ai pjesë e ndryshimeve në qeveri. 
 
"Unë si minsitër i ekonomisë vij nga aprtia më e madhe shqiptare në RMV e cial ka organet e veta por njëkohësisht lideri ynë në bashkëpunim me kryemisnitrin do të vendosin se çfar rifreskimi i nevoitet qeverisë me të vetmin qëllim që të ketë rezultate më të mira", tha Kreshnik Bekteshi, minsitër i ekonomisë.
 
Ndërkohë nga VMRO-DPMNE kanë kërkuar përgjegjësi dhe dorëheqje të funksionarëve të cilët sipas sajë janë të implikuar në afera të ndryhshme. Nga kjo parti I kanë lënë një kilogram miell në shkallët e kuvendit deputetit Pavle Bogoevski, pas aferës për blerje narkotikësh. 
 
"Kaloi një javë e plotë ndërsa pavle Bogoevski nuk po jep dorëheqje. Po rradhiten arsyetime se çka është ajo gjysëm që Pavle e porositë t’ia përgadisin mirë…Pavle një kohë më të gjatë është tërhequr nga e bardha edhe atë tip 500, prandja i lëmë një kilogram miell kualitativ që të mos turpërohet në taksi duke porositur nga gjysëm grami. Pavle mielli blihet në shitore, ashtu si edhe vaji i kanabisit që blehet në barnatore", tha Sergej Popov nga VMRO-DPMNE.
 
Ministri i punëve të brendëshe Oliver Spasovski ka bërë të ditur se kjo minsitri do ta trajtojë rastin me deputetin Pavle Bogoevski prandaj edhe është ngritur hetim. Pa marr parasyhsë nëse dikush ka funksion apo jo, kjo nuk është asnjë përparësi për atë, për përgjegjësi, ka thënë Spasovski I cili ka sqaruar se biseda e deputetit Bogoevski nuk është përgjuar nga institucionet.
 
GYLTENE SINANI