Maqedoni
Kuvend, Nikolla Gruevski ende me mandat deputeti
19.05.2019 16:57
Ish kryeminsitri Nikolla Gruevski vazhdon të gëzoj mandatin e deputetit edhe pse ka tanimë një kohë të gjatë ka fituar statusin e azilantit në Hungari....

Por javën që vjen pritet që komisioni për çështje të mandatit dhe imunitetit të mbajë seanca për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski. Seanca pritet të mbahet pas mbledhjes së Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, e cila është paraparë për të hënën, ku në rend dite ka ligjin për Agjencinë e siguri publike dhe koordinim të shërbimeve të sigurisë dhe zbulimit, për të cilat janë dorëzuar rreth 50 amendamente.
Kryeparlamentari Talat Xhaferi e njoftoi Komisionin në fjalë me të cilin kryeson deputeti Pavle Bogoevski për mungesën të ish-kryeministrit për më shumë se 6 muaj. Komisioni duhet të vendosë me shumicë votash për marrjen e mandatit, dhe më pas rekomandimi të miratohet në seancë plenare me shumicë prej dy të tretash.
