Ekonomi

Rritja ekonomike, ekspertët: Koha për ekonominë, pritjet janë reale

19.05.2019 17:46

Zgjedhjet përfunduan, ndërsa tani është koha që strukurat shtetërore t’i përveshin....

Zgjedhjet përfunduan, ndërsa tani është koha që strukurat shtetërore t’i përveshin krahët për të pasur zhvillim ekonomik dhe rritje të investimeve të huaja. Kështu theksojnë ekspterët të cilët vlerësojnë se zotimet e ekzekutivit për zhvillim ekonomik  janë të qëndrueshme duke pasur parasysh faktin se tashmë vendi është anëtar i NATO-s dhe pret datë për për fillim të negociatave me BE-në.
 
"Ashtu si çdo qeveri edhe qeveria e RMV ka pritje të zhvillimit ekonomik veçnarasiths pas sinjlave të mira pas anëtarsimi të vendit në NATO dhe prtijet për fillimin e bisedimeve në BE. Çdo zgjidhje e çështjeve politike rritin pritjet për rritjen  e investimeve e posaqërisht einvestimeve të huaja. Rritje ekonomike do të ketë dhe  unë besoj se ajo është e mundur sepse ka sinjale të qarta se do të ketë investiemve të huja në zonat e lira ekonomike dhe që në mënyrë direkte do të ndikon  në rritjen e BPV-së të vendit", tha eksperti ekonomik Sami Bislimi.
 
Sipas Bilsimit, me zgjedhjet e fundit presidenciale krizat politike në vend kanë marrë fund dhe se nuk ka arsye për ndonjë dështim eventual në këtë sferë.
 
"Kriza politike ka marrë fund dhe tani pas zgjedhes së kryetarit  të shtetit nuk ka asnjë arsyetim për dështimet eventuale në rrjedhat ekonomike në vend, madje kanë shumicën parlamentare, kanë udhëheqje në pushteitn lokal tash kanë edhe kryetarin e vendit dhe nuk ka sabotime në realizimin e politikave qeversëse. Pres që të ralizohet projeksionet prej 3, 2 deri në 4 përqind të rritjes ekonomike", tha Bislimi.
 
Bislimi shton se arritja e projeksioneve të parashikuara do të nënkuptonte se është bërë mjaftueshëm përpjekje drejt një qëndrushmërie ekonomike e cila padyshim garanton jetë më të mirë për qytetarët.
 
ZEKIRJA MEXHITI