Maqedoni

Moti sot i ndryshueshëm dhe me reshje shiu

03.09.2014 09:03

Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm me të reshura të përkohshme të shiut...

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 13 deri 20, ndërsa ajo e ditës prej 19 deri 25 gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm. 
 
Temperatura e mëngjesit do të bjerë deri 17, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 24 gradë Celsius. Në rajonin e Prespës dhe të Ohrit mot me vranësira me shi të përkohshëm me intesitet më të vogël. 
 
Temperatura e ditës do të arrijë deri 21 gradë. Në rajonin e Dojranit mot me vranësira dhe jostabil me shi të konsiderueshëm dhe paraqitje të bubullimave. Temperatura do të arrijë deri 24 gradë Celsius. 
 
Edhe në periudhën e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshlm me të reshura të përkohshme të shiut të cilat do të kenë intesitet të ndryshueshlm dhe do të jenë të përcjellura me paraqitje lokale të bubullimave.