Botë
Austri, shpallen zgjehdje të përgjithshme në shtator
19.05.2019 18:47
Presidenti i Austrisë Alexander van der Bellen ka shpallur zgjedhje të jashtëzakonshme në muajin shtator....

Presidenti i Austrisë Alexander van der Bellen ka shpallur zgjedhje të jashtëzakonshme në muajin shtator, pas skandalit politik ku përfshihet një video incizim sekret që shfaq zëvendëskancelarin e shtetit, Heinz-Christian Strache duke i ofruar kontrata qeveritare një përfitueses ruse, në këmbim të donacioneve politike.
Pas takimit me kancelarin austriak Sebastian Kurz, presidenti tha se zgjedhjet duhet të mbahen në fillim të muajit shtator. “Është me rëndësi që austriakëve t’u jepet shansi për një fillim të ri me qëllim rindërtimin e besimit tek qeveria”, deklaroi presidenti Van der Belen. Sipas tij, ky fillim i ri duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe shtatori është muaji i duhur në bazë të Kushtetutës federale.
Edhe për kancelarin Kurz, zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja mënyrë për zgjidhjen e krizës. “Ato janë një domosdoshmëri, jo një dëshirë”, tha kancelari austriak. Ky vendim erdhi disa orë pas dorëheqjes së Straches nga pozita, i cilie pranoi fajin për veprimet e tij duke thënë se sjellja e tij ishte "e papërgjegjshme" dhe se po dilte nga qeveria për të shmangur dëmet e mëtejshme të qeverisë.
