Botë

May, "ofertë të guximshme" për mbështetjen e Brexitit

19.05.2019 19:48

Kryeministrja britanike Theresa May, ka paralajmëruar se do të prezantojë një ofertë të re më të guximshme tek ligjvënësit....

Kryeministrja britanike Theresa May, ka paralajmëruar se do të prezantojë një ofertë të re më të guximshme tek ligjvënësit, me “një pako të masave të përmirësuara” në tentativën e fundit për daljen nga Bashkimi Evropian me marrëveshje, para se të përfundojë mandatin.
 
Pas dështimit tri herë radhazi për të marrë aprovimin e Parlamentit për marrëveshjen e Brexit-it, Qeveria britanike tani do të vendos projektligjin, legjislacion që do të vendosë për këtë çështje, para votimit në Parlament në qershor.
 
“Sido që të jetë rezultati i votimit, unë nuk do të kërkoj nga ligjvënësit të mendojnë sërish. Por, do të kërkoj që të shikojnë marrëveshjen e re të përmirësuar me “sy të ri” dhe ta mbështesin”, tha May.
 
Rreth 3 vjet pas votimit në referendum për daljen e Britanisë nga BE-ja, ende mbetet e paqartë çështja e largimit. Afati përfundimar për largim është 31 tetori. Bisedimet e Brexit-it në mes të konservativëve të May dhe laburistëve dështuan të premten. Të shtunën, zëdhënsi i Partisë Laburiste, Keir Starmer, tha se Qeveria duhet të premtojë mbajtjen e një votimi publik.