Kuvend, njohje reciproke e patentë shoferëve me Kosovën
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut...

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të seancës së sotme plenare, do të shqyrtojë 26 propozim ligje dhe raporte vjetore.
Deputetët pritet që në seancë të ratifikojnë Marrëveshjen mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës për njohje reciproke të patentë shoferëve. Në seancën e sotme plenare, në rend dite, mes tjerash, janë edhe propozim ligjet për ndryshim të Ligjit për rrogë minimale, të Ligjit për punësimin dhe sigurimin në rast të papunësisë dhe të Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar.
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot seanca do të mbajnë komisionet për mbrojtje dhe siguri, për çështje evropiane, për politikë të jashtme, për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, dhe Komisioni ligjvënës-juridik. Anëtarët e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri do të debatojnë për propozim ndryshimet e Ligjit për ndjekjen e komunikimeve, të Ligjit për punë të brendshme dhe të Ligjit për të huaj.
Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri do t’i shqyrtojë edhe propozim-ligjet për Agjencinë për Siguri Kombëtare dhe për koordinim të bashkësisë për siguri – zbulim në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të dyja në lexim të dytë.
