Dorëhiqet drejtori i DMDHP-së, Goran Trajkovski
Goran Trajkovski dha dorëheqjen nga posti i drejtorit....

Goran Trajkovski dha dorëheqjen nga posti i drejtorit në Drejtorinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Trajkovski dorëheqjen e tij e ka dorëzuar në Kuvend qysh ditën e premte. Në dorëheqjen, Trajkovski fillimisht shkruan se shkaku për këtë akt është personal, dhe më pas ai shpreh mirënjohjen e tij për besimin e dhënë si drejtor, sidomos në periudhën kur Maqedonia u përball me probleme të rënda në privatësi, gjë që uli besimin e qytetarëve në institucione, të cilat u regjistruan edhe në raportin e Pribesë.
Trajkovski gjatë periudhës së qeverisjes së vendit nga ana e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski, ushtroi postin e drejtorit të Zyrës së të Ardhurave Publike, ndërsa nga viti 2016 u emërua drejtor në Drejtorinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
